15:08 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Jaguar rikrijon një ‘perlë’ për bateristin Niko McBrain

Jaguar ka gërmuar në të kaluarën e tyre për të rikrijuar një model XJ6 të viteve ’80, për një klient shumë të vecantë.

Bateristi Nicko McBrain i bendit legjendar Iron Maiden, porositi veturën e vjollcë me disa modifikime moderne.

Kjo makinë, e quajtur “Greatest Hits” Jaguar XJ6, mori 3500 orë punë me mbi 4.000 pjesë të riparuara, të zëvendësuara ose të ridizajnuara.

Modeli luksoz u rikrijua nga ekipi i Jaguar Classic Works në Coventry, si pjesë e festimeve të 50 vjetorit të modelit XJ6. /IndeksOnline/