12:56 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Si të kemi një fundjavë më të shëndetshme dhe një të hëne më të lehtë, sipas shkencës?

Hulumtimet tregojnë se mesatarisht, pesha e një personi është më e rëndë të hënën sesa ditëve tjera, deri tek e premtja.

Përveç se pini shumë bira në bar ose mënjanoni ushtrimet e mëngjesit për shkak të një nate të gjatë me pije, shumë njerëz i prishin efektet e zakoneve të shëndetshme të javës në vikend edhe sa i përket ushqimit.

Kujdesi i mirë në rutinën tuaj mund të ndihmojë në parandalimin e shtimit të peshës gjatë fundjavës dhe të jua lehtësojë kthimin gjatë ditës së hënë në një ritëm të mirë.

Daily Mail Online ka folur me tre ekspert të shëndetit për këshillat e tyre sa i përket ushqimit, stërvitjes dhe rregullat e jetesës për të ndjekur gjatë fundjavës, transmeton  Indeksonline.

1.Ndiqni rregullin 80 me 20

Një studimi në Finlandë ka treguar se mesatarisht njerëzit peshonin më së shumti të hënën dhe më së paku të premten, kjo për shkak të mungesës së bilancit.

“Kur ju tejkaloni ditët prej të hënës deri të premte, atëherë mendërisht mendoni se i keni borxh vetës të shijoni  ushqimin dhe pijet siç duhet”, ka thënë ata.

“Kjo më pas çon drejt kënaqësisë në fundjavë, e cila zakonisht kalon me shumë kalori, yndyrë, sheqer dhe natrium sesa keni ngrënë gjatë tërë javës”.

Për të praktikuar moderimin shtatë ditë në javë, ajo rekomandon rregullin 80 me 20.

“Për 80 për qind të dietës suaj zgjidhni ushqime dhe pije të larta me fibra, proteina të varfër, shumë ngjyra të ndryshme dhe me yndyra të ngopura, yndyra trans dhe natrium.

“20 për qindëshin tjetër të dietës suaj, konsumoni ushqim ose pije që ju pëlqen që mund të jetë më i lartë në natrium ose me yndyrë të zakonshme”, tha ajo.

2.Kujdesni me alkool
Studimet tregojnë se njerëzim më shumë konsumojnë alkool në fundjavë sesa gjatë ditëve të javës, kryesisht për shkak të ngjarjeve shoqërore dhe se nuk duhet të shqetësohen për punën ditën tjetër.

“Është e lehtë për njerëzit që të mendojnë se nuk duhet të kufizojnë vetën për të pirë alkool gjatë fundjavës, sepse nuk duhet të ngritën herët ditën tjetër. Megjithatë kjo do ndikojë që ju të jeni më të lodhur dhe më të rëndë dhe të hënën do keni pasoja”.

3.Vendosni një alarm

Mund të jetë joshëse për të mos lënë alarm gjatë fundjavës, ku nuk duhet të shqetësoheni për t’u zgjuar para orës 10.

Megjithatë, ndryshimi i orarit të gjumit në fundjavë, zakonisht duke qëndruar shumë gjatë natës dhe duke u zgjuar më vonë gjatë ditës, mund të shkaktojë dëme në jetesën tënde.

Studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë gjetur se jeta e natës është e lidhur me shëndetin e dobët, gjendje më të keqe dhe rritje të përgjumjes dhe lodhjes.

Përveç kësaj, edhe çdo orë ndryshim nga orari i zakonshëm i një personi, është i lidhur me një rritje prej 11 për qind të shtimit të gjasave të sëmundjes së zemrës.

Në vend të kësaj, Detillier rekomandon që të bëhet një pushim i shkurtër pasdite gjatë fundjavës.

4.Planifikoni një stërvitje më të gjatë, më kreative

Duke pasur më shumë kohë në fundjavë do të thotë që mund të merreni më shumë me stërvitje.

Një studim nga Skocia dhe Anglia ka zbuluar se njerëzit që bënë një ose dy stërvitje gjatë fundjavës, panë përfitime të mira për njerëzit që punojnë çdo ditë gjatë javës./Indeksonline/