75 Mall Live Search
16:10 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Rifillon seanca, po votohet për anëtarët e Bordit të ZRRE-së dhe RTK-së

Në sesionin e pasdites seanca ka filluar me procedurat për votimin e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Ankesave.

Ndërkaq sapo ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Ankesave.

Është Ilaz Rudaku ai që ka marrë besimin e ligjvënësve kosovarë për të qenë pjesë e këtij bordi.

Rudaku ka fituar me nga 90, nga 108 votat përballë kundërkandidatit, Florim Shefqeti që morri vetëm 13 vota dhe pesë ka qenë të pavlefshme.

Për bordin e ZRRE-së janë propozuar kandidatët Bekim Jakupi, Fadil Ismajli, Izet Rushiti dhe Selman Hoti. Komisoni ad-hoc parlamentar ka propozuar dy kandidatë për Bordin e RTK-së, Çun Lajçi dhe Shkodran Tolaj, ndërsa po ashtu edhe dy kandidatë tjetër nga komuniteti tjetër.

Për Bordin e Ankesave janë propozuar dy kandidatë, Ilaz Rudaku dhe Florim Shefqeti.