75 Mall Live Search
09:25 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Familja britaneze bëhet milionere në këmbim për të jetuar nën hijen e ‘Stamford Bridge’

Familja Crosthwaite ka arritur një marrëveshje me klubin e Chelsea-t për të zhbllokuar punët rreth stadiumit të ri, shkruan The Sun.

Arsyeja që ata ishin këmbëngules në kërkesat e tyre, ishte se lartësia e Stamford Bridge do të linte shtëpinë e tyre me orë të tëra për diell, pasi që ndodhej në afërsi të stadiumit. Kjo rrethanë kishte paralizuar punimet, pasi familja kërkonte kompensim financiar.

Shifra përfundimtare e marrëveshjës është e panjohur, por disa burime tregojnë një shumë parash që tejkalon 1 milion funte. Familja kishte kërkuar fillimisht 20 milionë, por pas disa muaj bisedimesh, ata pranuan ofertën e fundit të Abramovich, një shumë më e lartë se oferta fillestare.

Chelsea kishte arritur marrëveshje me të gjitha familjet tjera që ishin afër zonës së stadiumit, me përjashtim të familjes Crosthwaites, të cilët kishin hedhur poshtë një ofertë 6-shifrore.

“Chelsea ka arritur një marrëveshje pas procedurave ligjore në lidhje me të drejtat e banorëve. Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale” , tha një zëdhënës për klubin, sipas The Sun. Crosthëaites kanë jetuar në Stamford Cottages për 50 vjet, një hap larg nga stadiumi./IndeksOnline/