Hoti: Kërkon ndryshimin e një neni në marrëveshjen për votimin e demarkacionit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në emër të grupit ka kërkuar që të ndryshohet një nen në marrëveshjen për votimin e demarkacionit.
Ky propozim është pranuar edhe nga kryeministri Haradinaj. Me këtë rast, deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme janë tërhequr që të ndryshojnë këtë nen. /Indeksonline/