75 Mall Live Search
15:46 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Aktori i njohur thumbon politikanët: Vizitë Parisit të bukur pas votimit të demarkacionit (Foto)

Fatmir Spahiu është njëri nga aktorët më të njohur shqiptar, i cili edhe me ngjarjet e përditshme jo edhe aq të kënaqshme gjen mënyra të bëjë shaka.

Përderisa seanca e demarkacionit po vazhdon që të zvarritet, Fatmiri ka gjetur një mënyrë që të tallet më këtë rast përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Vizitë Parsiti të bukur pas votimit të demarkacionit që bëtë sot! Ju faleminderit!” kishte shkruar Fatmiri në postimin e tij.

Ndryshe, Fatmir Spahiu njihet më së shumti për rolin e Orhanit në serialin “Kafeneja jonë”./Indeksonline/