Fillon seanca ndaj deputetëve të VV-së që hedhen gaz (Foto)
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes tashmë ka nisur.
Shtatë deputetët e VV-së, Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla ditën e mërkurë u është caktuar masa e ndalimit për 24 orë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, raporton Indeksonline.
Ata pamundësuan votimin për katër herë të marrëveshjes për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, shkruan Indeksonline.
Më poshtë gjeni disa fotografi nga kjo seancë: