Bie fasada e ndërtesës, intervenojnë zjarrfikësit dhe inspeksioni komunal (Video/Foto)
Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët, transmeton Indeksonline.
Mirëpo fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime ndërsa tani vendi i ngjarjes është siguruar nga zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse policore.
Bajram Rexhepi, shef i ndërrimit të zjarrfikësve ka thënë për Indeksonline se në një banesë në katin e 3-të ka pas plasaritje të fasadës dhe me këtë rast ka rrezikuar qytetarët që ecnin në këtë pjesë të rrugës. Ai ka thënë se tani zjarrfikësit po e kryejnë punën e tyre bashkë me inspeksionin komunal.
“Në katin e tretë të kësaj banese ka pasur një plasaritje të fasadës dhe me këtë rast ka rrezikuar qytetarët që kalonin në këtë pjesë të rrugës”, është shprehur ai./Indeksonline/