Hapet afati për aplikim për rimburësim nga kuponët fiskal
Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarë se nga data 1 Prill 2018 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.
Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM1/2018, fillon nga data 1 Prill 2018 dhe vazhdon deri me 30 Prill 2018.
Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.
Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).