Bletët mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si njerëzit marrin vendime
Një hulumtim i ri ka studiuar sjelljet e kolonisë së bletëve të mjaltit dhe ka gjetur se i binden të njëjtat ligje si truri i njeriut, kur ballafaqohen me stimuj dhe duhet të marrë një vendim.
Hulumtimet e reja sugjerojnë se në shumë mënyra, bletët janë si neuronet. Studimi sasior i mënyrave në të cilat truri ynë i përgjigjet stimujve fizike mban emrin e psikofizikës.
Ta themi thjesht, psikofizika ka të bëjë me mënyrën se si truri ynë përpunon informacionin ndijor, siç është drita, tingulli dhe shija dhe si reagon ndaj saj.
Megjithëse psikofizika ka qenë padyshim e dobishme për të studiuar trurin e njeriut në shekujt e fundit, disa argumentojnë se rëndësia e saj po pakësohet përballë neuroshkencës moderne.
Studimi i fundit konkludon se sjellja e bletëve të mjaltit mund t’u bindet të njëjtave ligjeve psikofizike si truri i njeriut kur ndodhen mes inputeve të ndryshme ndijore dhe të marrin vendime të bazuara në to.
Gjetjet mund të hapin derën për mënyra më të reja, më të thjeshta dhe më efektive për të studiuar trurin e njeriut./Indeksonline/