75 Mall Live Search
16:44 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Vetaksidentohet një person në rrugën Prevallë-Prizren (Foto)

Një aksident trafiku është shkaktuar sot në rrugën Prevallë-Prizren.

Sipas një fotografie të dërguar në Indeksonline, vozitësi ka shkaktuar vetaksident kështu duke pësuar rrokullisje të veturës. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Duhet shtuar se rrugët sot kanë qenë të rrëshqitshme për arsye të reshjeve të shumta të shiut, gjë që ka mundur të ndikojë edhe në këtë aksident./Indeksonline/