75 Mall Live Search
22:03 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

63 vjeçarja luante flautë ndërsa po i operohej truri (Video)

Një e moshuar 63 vjeçare, ka befasuar të gjithë ata që e panë, pasi në pamjet të cilat mjekët e një spitali në Hjuston i kanë ndarë, ajo figuron ndërsa ekzekutonte flautë.

Megjithatë ajo la të gjithë gojëhapur pasi në ato momente ajo ishte në sallën e operacionit pasi po kryente një ndërhyrje kirurgjike në tru.

Qendra Mjekësore e Teksasit thanë se Anna Henry po kryente një procedurë të njohur si stimulim i thellë i trurit, me shpresën për të trajtuar një gjendje të njohur si dridhje esenciale.

Sipas tyre një gjë e tillë shkaktonte dridhjen e duarve të saj pasi defekti e pengonte atë bënte aktivitete.

Gruaja vazhdoi të luantë në flaut, një instrument që ajo ka praktikuar që kur ishte 11 vjeç, por duhej të hiqte dorë për shkak të dridhjes së duarve.