75 Mall Live Search
12:52 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Deportimi i shtetasve turq, LDK sërish dorëzon në Kuvend kërkesë për seancë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë me dije se kanë dorëzuar kërkesë që nesër të mbahet seanca për deportimin e gjashtë shtetasve turq.
Hoti ka thënë se seanca është dashur të mbahet sot, por meqë kjo nuk ka ndodhur, LDK sërish ka shtruar kërkesën e njëjtë.

Ai ka shtuar se pret nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të respektojë normal e Rregullores së Kuvendit dhe vullnetin e 40 deputetëve për të mbajtur këtë seancë nesër në orën 14:00, transmeton Indeksonline.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Sot në orën 11:00 është dashtë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për skandalin e deportimit jo ligjor të gjashtë shtetasve turq sipas kërkesës të Grupit Parlamentar të LDK-së, mbështetur edhe nga dy grupe të tjera parlamentare. Kryesia e Kuvendit nuk është mbledhur për të proceduar me këtë kërkesë dhe si rezultat seanca nuk mund të mbahet sot.

Ne kemi dorëzuar një kërkesë tjetër që kjo seancë të mbahet nesër në orën 14:00. Pres që Kryetari i Kuvendit të respektojë normat e Rregullores të Kuvendit dhe vullnetin e 40 deputetëve dhe të mbledhur sa më parë Kryesinë e Kuvendit për të caktuar seancën.

/Indeksonline/