Sefaj ka disa fjalë edhe për operacionin e policisë në Veri
Flamur Sefaj i Aleancës Kosova e Re, sot ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se nuk ishte dakord me arsyen që kryeministri Ramush Haradinaj i kishte dhënë atij për ta liruar pozitën.
Sipas tij, aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ishte në mbrojtje të Kushtetutës.
Ky është postimi i Sefajt:
Të dashur qytetarë,
Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës si ministër i Punëve të Brendshme sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme.
Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht.
Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike.
Përzemërsisht,
Flamuri /Indeksonline/