75 Mall Live Search
22:20 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme: Digjen gjashtë dema në këtë komunë të Kosovës [Foto]

Sot në Komunën e Skenderajit, saktësisht në fshatin Kosterc është përfshirë nga zjarri ferma e një banori si pasojë e rrymës elektrike.

Pra, bëhet fjalë për Valon Dervishin, pronarë i kësaj ferme.

Një lexues i “Indeksonline”  ka treguar se janë djeg gjashtë kafshë (dema).

Mësohet se vlera e dëmit të kësaj ferme është mbi 9000 euro.

Duhet përmendim faktin se ferma në fjalë është djegur pasi kishte qenë e rrethuar me drrasa  të ndryshme.

Pronari në atë situatë ka treguar një gatishmëri të vërtetë ku me mundin e tij ka arritur të shpëtojë edhe 23 (Lop dhe viça) në fermë.

Lidhur me këtë, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Inspektorati dhe KEK-u të cilët janë marrë përkitaz me rastin në fjalë.

Më poshtë shikoni fotografitë:

/Indeksonline/