Aksident i rëndë në Prishtinë, goditet një grua shtatzënë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Kodrën e Trimave, afër stacionit të policisë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha. Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 kurse dyshohet se një drejtuese automjeti femër ka humbur kontrollin mbi veturën e saj dhe ka goditur dy këmbësorë.
Si pasoje lëndime kane marr tre persona te cilët edhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Sipas Hoxhës, njësitet policore po kryejnë të gjitha proceduar e nevojshme për të konstatuar shkaqet dhe rrethanat që kanë quar deri te aksidenti.
Gjithashtu, mësohet se ndër të lënduarit është edhe një grua shtatzënë/Indeksonline/