Të shtëna armësh në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën në mëngjes në kryeqytet.
Policia e Kosovës në raportin për media ka bërë të ditur se pas disa të shtënave me armë zjarri, policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të pistoletës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar./Indeksonline/