75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Punimet në rrugën “Fehmi Agani”pritet të përfundojnë para 60 ditëve! (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmetin, vizituan sot punishten në rrugën “Fehmi Agani”.

Banorët dhe bizneset e kësaj rruge ka kohë që kanë probleme me kanalizimin, problem ky që tani po zgjidhet. Po bëhet rregullimi edhe i kanalizimit fekal, edhe i atij atmosferik, e po ashtu edhe i sistemit të ujësjellësit, transmeton Indeksonline.

Punimet është paraparë që të zgjasin 60 ditë, por duke e parë dinamikën e punës, mund të përfundojnë edhe më herët. Tashmë janë kryer më shumë punë, se që është planifikuar për këtë periudhë dyjavore, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/