Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar vaksinën që do i mbrojë pacientët me alergji ndaj kikirikëve
Miliona pacientë me alergji të kikirikëve së shpejti do të mund të fillojnë të hanë ato pa patur frikë për jetën e tyre.
Shkencëtarët thonë se kanë krijuar një vaksinë që ka potencialin për të ndalur reagimin e alergjisë ndaj kikirikëve, i cili mund të jetë fatal, shkruan Indeksonline.
Testet e bëra në minj kanë provuar se një gjë e tillë funksionon.
Eksperimenti, i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin e Miciganit, mund të cojë në hulumtimet e kryera mbi njerëzit me këtë alergji./Indeksonline/