75 Mall Live Search
19:24 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Chelsea mposht Liverpooli, futët në garë për një vend në Ligën e Kampionëve (Video)

Chelsea ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 37-të të Premierligës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Olivier Giroud në minutën e 32-të të ndeshjes.

Me këtë fitore Chelsea mban gjallë shpresat për një vend në top-4 që e dërgon në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli është në pozitën e tretë me 72 pikë një më shumë se Tottenhami dhe tri më shumë se Chelsea që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/