SHSKUK-ja me vende të lira të punës, por specialistët nuk po aplikojnë
SHSKUK përmes një komunikate për media ka thënë se nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm nga specialistët edhe pse janë hapur vende të lira pune.
Sipas tyre, ka shumë pozita për të cilat nuk ka pasur asnjë aplikim.
“Në konkursin publik të shpallur nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(SHSKUK) për vende të lira pune, për 22 profile të ndryshme mjekësore, ku u kërkuan 28 specialistë, në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm, edhe pse ekzistojnë vendet e lira të punës të aprovuara në buxhetin e vitit 2018.
Sa për ilustrim, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ishte kërkuar 1 specialist i ORL, por nuk ka pasur të interesuar, po ashtu nuk kishte aplikant për specialist të radiologjisë.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ishin kërkuar 2 kirurg të përgjithshëm, por nuk kishte aplikant.
Për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë nuk kishte aplikant për punësim si specialist i neurologjisë, ORL-së, sikurse nuk kishte ineresim edhe për specialistë të intersuar për punësim më repartin e infektiv të këtij spitali”, thuhet në komunikaten e tyre./Indeksonline/