75 Mall Live Search
17:17 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Njerëzit krijues kanë 90 për qind më shumë gjasa të jenë skizofrenik dhe në depresion

Njerëzit krijues mund të kenë 90 për qind më shumë gjasa të vuajnë nga skizofrenia sesa personi mesatar, sugjeron kërkimi i ri.

Çrregullimi bipolar, depresioni dhe skizofrenia zhvillohen më shpesh tek njerëzit që kanë diploma në lëndë artistike, sipas një studimi nga King’s College në Londër.

Është parë më parë se truri i njerëzve krijues punon ndryshe, gjë që shkencëtarët mendojnë se mund t’i bëjë ata më në rrezik të problemeve të shëndetit mendor.

Një studim i të gjitha të dhënave mjekësore dhe arsimore të popullatës suedeze ka gjetur se ata që studiojnë lëndë si muzika, drama apo arti në Universitet, kanë më shumë probleme psikiatrike sesa personat tjerë./Indeksonline/