PSD tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN
Pas zgjedhjes së Këshillit të Ri Drejtues, Partia Socialdemokrate (PSD) është tërhequr nga koalicioni i lidhur më PAN, para zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ky vendim i tyre, i cili u mor sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, u bë pasi u arrit marrëveshje mes PSD-së dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur.
Këtë vendim e ka bërë të ditur vet PSD, përmes faqes zyrtare, kryetar i së cilës u zgjodh, Shpend Ahmeti.
“Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”, thuhet në këtë njoftim./Indeksonline/