Shatërvani i Prizrenit shndrrohet në vend për lëmoshëkërkuesit (Foto)
Të gjithë ata që vizitojnë qytetin e bukur të Prizrenit, nuk mund të kalojnë pa u ndalur tek Shatërvani.
Por, ky vend kaq i vizituar është shndrruar në një vendqëndrim për lëmoshëkërkuesit, shkruan Indeksonline.
Për këtë gjendje janë ankuar disa banorë të atij qyteti, e që për të shprehur pakënaqësitë e tyre e kanë shfrytëzuar rrjetin social, Facebook.