Omega 3 dhe 6 mbrojnë njerëzit e trashë nga diabeti i tipit 2
Omega 3 dhe 6 mund të mbrojë njerëzit e trash nga diabeti i tipit 2, sugjeron kërkimi i ri.
Pas vetëm 12 javëve të shtojcave të tilla vërehen ndryshime, njerëzit e trashë kanë nivele më të ulëta të glukozës dhe përmirëson kontrollin e glukozës, ka gjetur një studim sot.
Omega 3, e cila është në salmon dhe omega 6, e cila gjendet në arra, ndikon në gjenet që kontrollojnë lirimin e proteinave që përcaktojnë prodhimin e insulinës, shton hulumtimi, transmeton Indeksonline.
Diabeti i tipit 2 ndodh kur trupat e njerëzve nuk e bëjnë ose nuk e përdorin siç duhet insulinën, duke çuar në ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo gjë është e lidhur edhe me trashësinë.
Nivelet e larta të glukozës në gjak vazhdimisht dëmtojnë enët e gjakut, të cilat mund të çojnë në sëmundje të veshkave, dëmtime nervore dhe verbëri./Indeksonline/