75 Mall Live Search
17:09 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Ahmeti bashkë me “Plisat” në mbështetje të Prishtinës (Foto)

Po zhvillohet ndeshja e xhiros së fundit e Superligës së Kosovës në futboll më mes të Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja më e rëndësishme e vitit ku do të mësohet emri i Kampionit të Kosovës po përcillet me interesim nga një numër i madh i fytyrave publike.

Prezent në stadiumin e Pejës, “Shahin Haxhiislami” është edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kujtojmë që Ahmeti kishte kërkuar që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës. /IndeksOnline/