Komisioni për Arsim mban mbledhje shqyrton Projektligjin për Inspektoratin
Me fillim nga ora 13:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Mbledhja mbahet në ndërtesën e Kuvendit, salla N 303./Indeksonline/