Nicky Minaj tha se ishte në lidhje me Eminem, ky i fundit e përgënjeshtron (Foto)
Njëri nga lajmet më të komentuara në botën e shoubizit shqiptar ishte që Nicky Minaj ishte në lidhje me reperin e njohur, Eminem.
E gjitha filloi kur reperja e njohur u përgjigj me “Po” kur një fans e pyeti nëse ishte në lidhje me reperin e njohur Eminem.
Më pas Nicky kishte shokuar edhe me deklarata të tjera, duke thënë se nuk donin që lidhjen ta bënin publike deri ditën e dasmës.
Por reperi amerikan e “përgënjeshtroi” këtë lajm, duke e mohuar se është në lidhje me reperen e njohur.
“Nuk jam në lidhje, por se do të doja ta takoja Minajin” ka thënë reperi.
Ndryshe, i gjithë ky diskutim nisi nga një shaka./Indeksonline/