75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Dedaj deklarohet për kërcënimet: Nuk iu kemi frikuar as ‘klyshëve të Millosheviqit…’

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj është deklaruar në lidhje me kërcënimet që ai ka pranuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Dedaj ka thënë se në një drejtësi të brishtë secili mund të jetë cak i kërcënimeve por sipas tij ai nuk i frikohet askujt.

“Nuk iu kemi frikuar as klyshëve te Millosheviqit dhe nuk i frikësohemi as mbeturinave te atij regjimi as atyre neootomane. Jemi krenare qe kemi sakrifiku çdo gjë për Kosovën e lirë, demokratike, sekulare, laike dhe demokratike.” ka thënë Dedaj për “Indeksonline”.

Ai ka shtuar se asnjë kërcenim nuk do të na ndajë nga rruga drejt integrimit në instancat më të larta ndërkombëtare. Kurse si arsye e kërcënimit mund të konsiderohet edhe kundërshtimi i Dedajt që Kosova të bëhet anëtare në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

“Kundërshtimi im për tu pranuar Kosova ne Organizatën e Bashkëpunimit Islamik ne fakt është kundërshtim i planit ruso serbo turk për rikthim ne Kosove dhe këtë kundërshtim do ta bëjë gjithnjë dhe me fuqishëm.” tha Dedaj.

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka theksuar se nuk merret me agjendat fetare të Kosovës por vetëm me ato politike, nacionale dhe euroatlantike.

“Unë nuk merrem me agjendat fetare te Kosovës por vetëm me ato nacionale, politike dhe euroatkantike. Me kërcënuesit duhet te merret prokuroria dhe policia. Shpresoj dhe besoj  se organet shtetërore te Republikës se Kosovës do ta kryejnë punën e tyre ndërsa unë edhe me fuqishëm do vazhdoj misionin tim euroatlantik te Kosovës” ka përfunduar ai.

Ndryshe, bazuar në burimet e “Indeksonline”, Dedaj është kërcënuar nga një grup personash ku një nga të është profili me emrin Ari Ari Zhitia. Sipas këtij burimi, profili i këtij të fundit çdo ditë bënë etiketime me propagandë islamike./Indeksonline/