Njeriu më i vjetër në botë: Dua ta lë duhanin, nuk me lejon djalli
Fredi Blom, 114 vjeçar, nga Republika e Afrikës së Jugut, është duke pritur konfirmimin e rekordit të Ginis si njeriu më i vjetër në botë.
Ai ka deklaruar se dëshiron ta lë duhanin, por “djalli nuk e lejon”.
Blom ka punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij. Së pari ka punuar në fermë dhe më pas në ndërtimtari në sistemin e aparteidit të Afrikës së Jugut, dhe tani ai është duke pritur që zyrtarisht të njihet “njeriu më i vjetër në botë”.