75 Mall Live Search
07:10 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nga sot QKUK bëhet me pajisjen për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës tek foshnjat

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon sot ceremoninë e dorëzimit te pajisjes mjekësore Ehosonograf në Klinikën e Neonatologjisën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pajisja Ehosonograf, e cila i ka munguar Klinikës së Neonatologjisë, mundëson diagnostikimin e të gjitha sëmundjeve të zemrës tek foshnjet, gjakderdhjeve të brendshme, infeksioneve, anomalive të sistemit nervor qendror, anomalive të sistemit urogjenital, funksonimin e zorreve dhe shumë sëmundje të tjera.

Me dorëzimin e Ehosonografit ky shërbim dhe diagnostikim do mundësohet tani në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK për herë të parë.

Donacioni për këtë pajisje është mundësuar nga Banka Raiffeisen në Kosovë në koordinim me organizatën “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”

Temat: