14:20 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Xhaka tregon se a mund të luaj në Botëror

Mesfushori nga Kosova ka pësuar një lëndim në stërvitje me kombëtaren zvicerane.

Granit Xhaka ka kryer kontrolle më të detajuara mjekësore dhe mjekët e kombëtares së Zvicrës kanë konstatuar që lëndimi i tij i pësuar në stërvitje nuk është serioz dhe se ai do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Vetë Xhaka e ka konfirmuar një gjë të tillë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës, ku ka thënë: “Jam i lehtësuar pasi kuptova që do luaj në Botëror”. Xhaka u lëndua pas një dueli me shqiptarin tjetër, Valon Behrami, por për fatin e mirë lëndimi nuk është serioz. Mesfushori i Arsenalit, pritet të mungojë në miqësoren që Zvicra e luan ndaj Spanjës të dielën. /IndeksOnline/

Temat: