75 Mall Live Search
17:47 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nuk votohet raporti i Avokatit të Popullit, mungojnë deputetët

Raporti i Avokatit të Popullit nuk ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës, pasi që mungonin shumica e deputetëve.

Kryesuesi i seancës Kujtim Shala është detyruar ta ndërpres seancën pasi që në sallë ishin vetëm 43 deputetë.

Për vazhdimin e seancës Shala tha se deputetët do të njoftohen me kohë./Indeksonline/