Ylli i Liverpoolit iu fton të shkoni për pushime ne Kroaci, në hotelin e tij (Foto)
Ylli i nënkampionit të Evropës, Liverpoolit, Dejan Lovren i ka njoftuar fansat e tij sa ka blerë një hotel në Kroaci.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Lovren i ka ftuar të gjithë ata që nuk kanë bërë zgjidhje për pushime që të zgjedhin pikërisht hotelin e tij.
“Joel Hotel” ndodhet në zonën turistike në Novalja. Hoteli ka katër yje, ndërsa Lovren garanton të gjithë se do të ndahen tejet të kënaqur./Indeksonline/