Ish-bashkëshorti ia rrëmben fëmijën 5-vjeçar gruas në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar ka marrë ankesë nga një grua në Prishtinë të premten, të cilës ish-bashkëshorti, ia ka marrë fëmijën 5 -vjeçar dhe nuk ia ka kthyer.
Ata të dy ishin ndarë pas 13 vjet martesë, thuhet në raportin e policisë.
Më tej thuhet se djali pesëvjeçar me urdhër të Gjykatës i është lënë në përkujdesje nënës, kurse ndaj ish-bashkëshortit të saj është nisur hetim.