75 Mall Live Search
15:28 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Chelsea nis bisedimet me një serb, Abramovich e do trajner (Foto)

Skuadra londineze, Chelsea ka zhvilluar bisedime në orët e para të ditës së sotme me një trajner serb.

Di Marzio raporton se bordi i Chelseat është takuar me trajnerin aktual të Fulhamit, Slavisa Jokanovic.

Pas dështimit për të gjetur gjuhë të përbashkët me Sarrin, Chelsea po e sheh Jokanovicin si të duhurin për zëvëndësuesin e Contes.

Jokanovic ka arritur që ta rikthej Fulhamin në Premierligë ndërsa shquhet për futbollin e bukur që ka bërë me këtë skuadër.

Ish mesfushori serb ka qenë edhe futbollist i Chelseat gjatë viteve, 2000-2002./Indeksonline/