Transformimi drastik i Rudina Dembacaj, si ia doli të humbasë 89 kilogramë dhe të ketë linja perfekte
Rudina Dembacaj, aktorja e njohur e humorit të cilën kohët e fundit po e shohim në drejtimin e ‘’Mos i fol shoferit”, një program ku realizon intervista të pazakonta sa në semafor e trafik, por edhe Pipi çorapegjatës në ‘’Në kurthin e Piter Panit” nuk ka qenë gjithnjë kaq simpatike dhe elegante sa e njohim. Dikur ajo ka patur probleme me obezitetin dhe peshonte plot 89 kilogramë.
Mirëpo pasioni, vullneti dhe përkushtimi i hekurt bënë që ajo të shndërrohet gradualisht nga një vajzë mbipeshë në gruan elegante që është sot. Ndryshe nga ç’mund të imagjinoni, Rudina nuk iu drejtua asnjë dietologu, por u bë mjeke e vetvetes duke zgjedhur dhe konsumuar ushqime të shëndetshme dhe në sasi të moderuar.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘’Xing me Ermal’’ aktorja e shumë karaktereve simpatike ka folur për këtë pjesë të së shkuarës dhe ka sqaruar kur vendosi të dobësohej.
” U mblodhëm në fshat tek xhaxhai dhe djemtë e tij donin të laheshin sepse ishin të lodhur. Unë u thashë që të prisnin pak sepse doja dhe edhe unë të bëja dush, 5 minuta të shpejta sa të laja trupin. Por xhaxhai ia priti beftas, flini burra se sonte nuk lahemi. Ishte hera e parë kur u ndjeva keq me trupin, u pashë në pasqyrë dhe nuk më pëlqeu ajo që pashë, kështu që vendosa të ndryshoj. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhanë dhe pija raki, por hoqa dorë edhe prej kësaj gjëje.”-sqaroi ajo ndërkohë që foto të së shkuarës shfaqeshin në ekran.