Microsoft blen GitHub për 7.5 miliardë dollarë
Pas një javë spekulimesh Microsoft konfirmoi ditën e sotme se ka blerë GitHub, platformën popullore të kodimit.
Çmimi i blerjes është 7.5 miliardë dollarë. Në 2015-ën GitHub ngriti një investim prej 350 milion dollarësh duke u vlerësuar atëherë me 2 miliardë dollarë.
Ish CEO i Xamarin Nat Friedman do të bëhet CEO i GitHub. Fakti që Microsoft zëvendësoi CEO është një sinjal i qartë se do të bëjë të njëjtën gjë që bëri me integrimin e Linkedin.
Microsoft tha se GitHub do të ruajë etosin e tij dhe do të vijojë të jetë një platformë e hapur për të gjithë zhvilluesit nga ë gjitha industritë.
Deri në Mars të 2018-ës GitHub kishte 28 milion zhvillues pjesë të komunitetit dhe 85 milion depo kodimi duke u bërë hosti më i madh në botë i kodit.
I vetmi burim të ardhurash i GitHub janë shërbimet me pagesë që variojnë nga 7 dollar në muaj për përdorues në 21 dollar në muaj për përdorues.