75 Mall Live Search
07:26 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndryshimet që duhet të bëni gjatë ditëve të ciklit për të minimizuar efektet e luhatjeve hormonale

Luhatjet hormonale janë përgjegjëse për fryrjet artificiale të barkut pak ditë para ciklit. Themi artificiale, sepse kjo fryrje nuk zgjat shumë, por sërish askush nuk do të donte të ndihej si një tullumbace disa ditë në muaj. Nevoja për të shkuar në tualet rritet dhe në mënyrë që aparati tretës të mos irritohet edhe më shumë ju mund të bëni disa ndryshime në regjimin tuaj! Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të minimizoni efektet e pakëndshme të çrregullimeve hormonale.

1. Hani ushqime të pasura ne potasium (banane, domate) dhe proteina. Këto ushqime ulin nivelin e prostaglandis grupi hormoneve përgjegjëse për dhimbjet dhe fryrjen e barkut.

2.Qëndroni larg ushqimeve që ju shkaktojnë gazra Brokoli dhe lakrat përmbajnë një lloj sheqeri të quajtur raffinose i cili shkakton fryrje dhe gazra. Shmangni fasulet, lakrën, lulelakrën dhe sallatën jeshile.
Konsumoni ushqime të cilat nuk do t’ju shkaktojnë fryrje si : banane, pjepër, domate, shparguj etj. E njëjta gjë vlen për yndyrnat e shëndetshme si farat Chia, arrat, dhe salmon. Këto ndihmojnë në uljen e nivelit të hormoneve që shkaktojnë tkurrjen e muskujve të barkut.

3. Ushtrohuni: Njerëzit që përqafojnë një stil jetese sedentare priren te vuajnë më shumë nga dhimbjet menstruale sesa femrat që ushtrohen dhe lëvizin në këmbë.

4.Hiqni dorë nga alkooli, kafeina dhe pijet e gazuara. Këto pije mund t’ju dehidratojnë duke shkaktuar stres në aparatin tretës, gjendje që shoqërohet me fryrje dhe gazra. Alkooli mund të shkaktojë simptoma të tjera si ndjeshmëri të lartë të gjoksit dhe luhatje humori. Kafeja mund të irritojë zorrët, për të mos përmendur eleminimin e ujërave duke shkaktuar dehidratim. E njëjta gjë vlen dhe për pijet e gazuara

5. Mund të merrni medikamente si ibuprofen, pasi perbërja e këtij ilaçi bllokon enzimat që shkaktojnë inflamacion dhe fryrje në trupin e femrës