Makina del nga kontrolla, godet 3 këmbësor duke i hedhur 40 metra larg (Video)
Tre studentë-adoleshentë i shpëtuan mrekullisht vdekjes pasi një makinë i goditi ata, teksa prisnin për kalim të këmbësorëve.
Një veturë e tipit “Peugeot 307”, u përplas në grupin e studentëve duke i hedhur në ajër, dhe 40 metra larg nga vendi ku ishin.
Makina u ngjit në trotuar, duke goditur dy nga djemtë edhe njëherë teksa kthehej prapa me rrota, transmeton Indeksonline.
Ngjarja ka ndodhur në Moskë, ku sipas videos, shofere ishte një grua, ku u pa duke dal nga makina.
Ajo ishte shokuar kur ka parë 3 të rinjtë duke qëndruar të shtritë në tokë.
Të pranishmit i ndihmuar të rinjtë deri sa ambulanca ka arritur në vend të ngjarjes./Indeksonline/