Deputeti Hoti uron qytetarët e Malishevës për Zonën Ekonomike
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti i është gëzuar vendimit të Qeverisë për t’a bërë komunën e Malishevës më Zonë Ekonomike.
Hoti në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se ky projekt ofron mundësi dhe parakushte për zhvillim më të hovshëm ekonomik në komunën e Malishevës.
Kjo komunë, sipas deputetit, Hoti për vite të tera ishte harruar nga qeverisja qendrore, pot tani edhe qytetarët e Malishevës thotë Hoti se do ta kenë kujdesin e merituar nga ana e shtetit.
Kosovës dhe Malishevës po i vijnë ditë më të mira”, ka shkruar Hoti ndër të tjera në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Hotit:
NE MBAJMË FJALËN!
Qytetarë të Malishevës, Urime Zona Ekonomike
Qeveria e Kosovës sot vendosi që Komuna e Malishevës të bëhet me Zonë Ekonomike.
Ky projekt ofron mundësi dhe parakushte për zhvillim më të hovshëm ekonomik në komunën e Malishevës.
Kjo komunë për vite të tëra ishte harruar nga qeverisja qendrore, por tani edhe qytetarët e Malishevës do ta kenë kujdesin e merituar nga ana e shtetit.
Kosovës dhe Malishevës po i vijnë ditë më të mira…