Si të kryeni marrëdhënie në shtëpi me fëmijët nëpër këmbë?
Të prisni “fundjavën nga gjyshërit” apo “orarin e shkollës” nuk është zgjidhje! Ndaj ne po ju tregojmë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të bëni seks me fëmijët nëpër këmbë.
Orari i televizorit
Nëse zakonisht nuk i lejoni fëmijët të shohin televizor, në këtë rast bëjeni “zemrën gur” për të mirën tuaj. Vendosni filmin e tyre të preferuar dhe ndërkohë që fëmijët hutohen në të, ju vazhdoni punën urtë e butë.
Orari i gjumit
Besojmë se këtë teknikë jeni mësuar ta ndiqni. Të prisni që fëmijët t’i zërë gjumi është një hile aq e vjetër.
Mëngjesi
Nëse nuk keni fëmijë të cilët ju ngrenë nga gjumi, atë herë shfrytëzoni mëngjesin e herët për një “të shpejtë”.
Dushi
“Mami dhe babi po kursejnë ujin sepse janë të rritur dhe harxhojnë shumë!” Dushi mund të jetë një ide gjeniale!