75 Mall Live Search
15:17 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

“U onjsh në b*** budalla” Zbulohet AUDIO “përgjimi” i Edi Ramës me gazetarin

Një video me zërin e kryeministrit Edi Rama teksa ofendon me fjalë banale një gazetar, është publikuar nga emisioni investigative “Stop”.

Video e shkurtër, në të cilën është vetëm një pjesë e shkurtër e bisedës audio në telefonatën e Ramës dhe gazetarit të emisionit, nuk shfaq tematikën e bashkëbisedimit mes tyre.

Në video është vetëm një moment i shkurtër kur kreu i qeverisë I kthen përgjigjen e rëndë gazetarit. Nuk dihet se çfarë e ka provokuar këtë reagim të shefit të mazhorancës.

Ndiqni VIDEON

Në videon e shkurtër e cila kuptohet se ka shkëputje të bisedës, kryeministri i thotë gazetarit të mos e telefonojë më këtë numër. Por e gjitha pritet të faktohet nga drejtuesit e emisionit “Stop” në emisionin e tyre të mbrëmjes. Apo nëse në mesin e skandalit të audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e gjitha mund të jetë një “lojë” për rrjetet sociale.

Per këtë video ka reaguar edhe deputeti demokrat Edi Paloka i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan: Rama e coi ne laborator regjistrimin dhe rezultoi qe nuk eshte zeri i tij.Laboratori eshte i njejti ku Rama verifikoi zerin e vellait te Fatmir Xhafajt…

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/u-onjsh-ne-b-budalla-zbulohet-audio-pergjimi-i-edi-rames-me-ga-545052/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright