75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Prindërit që shqetësoheshin se si vajza e tyre hapte derën natën, zgjidhin misterin përmes kamerës (Video)

Prindërit e një vajze të vogël shqetësoheshin se pasi ata shkonin në gjumë, vajza e tyre e vogël kishte fituar shprehin e të dalit nga dhoma dhe të shëtitej nëpër shtëpi.

Ata habiteshin se si ajo arrinte të hapte derën e vetme, për shkak se është e vogël.

Kështu, ata vendosën që të vendosnin një kamera në dhomën e saj për të parë se si ia arrinte çdo herë të zgjohej natën pasi ata flinin dhe të ikte nga dhoma.

Kështu, pasi vendosën kamerën, ata kuptuan diçka shumë të habitshme.

Ajo kishte dy “partner të krimit” që i ndihmonin të hapnin derën, madje edhe ta zgjonin nga gjumi.

Video tregon se dy qentë e shtëpisë së tyre hapin derën e dhomës së fëmijës dhe kërcejnë në shtrat deri sa e vogla të zgjohet nga gjumi.

Pastaj ata bën vajzën e vogël që ta ndiqnin pas duke dal nga dhoma për të eksploruar në dhomat tjera./Indeksonline/