75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

16 mijë euro e ndajnë nga mundësia për të ecur shtatëvjeçarjen

Pa ndihmën e të tjerëve nuk mund të ngritet në këmbë Delfina Shala nga Komuna e Fushë Kosovës.

Edhe hapat Delfina nuk i hedh dot pa asistencën e prindërve të saj, ajo ka lindur me këtë sëmundje, mjekët i kanë bërë të ditur se Delvina mund të ecë sikurse fëmijët e tjerë nëse hynë në një operacion i cili për prindërit e saj kushton shumë.

Shërimi për Delfinën familjes i duhen rreth 16 mijë euro për shërim në Turqi.

Shtatëvjeçarja vuan nga një sëmundje e boshtit kurrizor nga e cila nuk i ndjen këmbët nga gjunjët e e poshtë.