Dua Lipa performon në skenë me flamurin e komunitetit LGBT (Foto)
Dua Lipa po vazhdon të jetë tejet aktive me koncerte anembanë botës. Ajo madje është një nga këngëtarët më të kërkuara për evente e ngjarje prestigjioze, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja kosovare, së fundmi ka performuar në Dallas, ndërsa sot ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram dhe Facebook disa imazhe nga ky koncert.
Dua shihet me flamurin shumëngjyrësh, që identifikon komunitetin LGBT.
Mesa duket, edhe këngëtarja e njohur u del nëprkrahje dhe nuk është paragjykuese e këtij komuniteti.
Ndryshe Dua shumë shpejtë pritet të performojë edhe në Prishtinë në kuadër të festivalit Sunny Hill, ku përgatitjet tashmë kanë nisur./Indeksonline/