Arrin kufoma e Fadil Vokrrit (Foto/Video)
Në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri tashmë ka arritur kufoma e të ndjerit, Fadil Vokrri.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit të Vokrrit të pranishëm janë mijëra qytetarë të cilët do t’i japin atij lamtumirën e fundit, raporton Indeksonline.
Vokrri vdiq të shtunën e kësaj jave përderisa pak më parë kanë përfunduar edhe homazhet për të në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/