75 Mall Live Search
11:32 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arnold tregon se çfarë i thotë Milner para çdo ndeshje të madhe

Sezoni që lam pas ishte një sezon i paharrueshëm për Alexander-Arnold.

Duke luajtur për klubin e tij të djalërisë, 19-vjeçari ka bërë vendin në të djathtë dhe ka ndihmuar Liverpoolin të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Shfaqjet e tij gjatë ndeshjes – sidomos në dy ndeshjet kundër Manchester City në çerekfinale – ishin shumë mbresëlënëse dhe pavarësisht nga rezultati, ai luajti shkëlqyeshëm në finale kundër Real Madridit.

Talenti anglez thotë se bashkëlojtari i tij tek Liverpool ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e tij.

“James më ka mësuar shumë,” tha Alexander-Arnold.

“Është e rëndësishme që këta lojtarë të jenë rreth jush. Në Liverpool, ai është një nga lojtarët që kanë qenë me të vërtetë të suksesshëm në karrierën e tyre. Ai e di se si të fitojë dhe si t’i trajtoj situatat”

Tutje, Arnold vazhdon të thotë se Milner ka qenë një ndihmë e madhe për të në sezonim që lam pas.

“Ai vjen gjithmonë tek unë para një ndeshje të madhe dhe më thotë që vetëm të vazhdoj ashtu sic luaj, jo të ndryshoj lojën time. Kjo gjë më ka ndihmuar, unë kam luajtur ashtu sic di të luaj dhe nuk kam ndryshuar për askënd” deklaroi Arnold. /IndeksOnline/

Temat: