Sportingu në telashe! Katër futbollistë kryesor kërkojnë largimin
Shumë futbollistë të klubit nga Portugalia, janë duke ndjekur shembullin e portierit Rui Patricio, duke kërkuar anulimin e kontratës.
Katër lojtarët kryesor, përfshi Bas Dost dhe William Carvalho kanë anuluar kontratat e tyre me Sporting CP, transmeton IndeksOnline.
Dost, Carvalho, Gelson Martins dhe Bruno Fernades janë futbollistët e fundit që kanë kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes me klubin, pas vendimit të Rui Patricio për t’u larguar nga klubi nga ky muaj.
Sportingu përfundoi i treti në këtë sezon, duke humbur një vend në Ligën e Kampionëve. Presidenti i klubit, Bruno de Carvalho pezulloi 19 futbollistët pas humbjes ndaj Ateltico Madrid.
Kjo nuk ishte e gjitha, kaosi më i madh në klubin portugez ndodhi muajin e kaluar, kur tifozët sulmuan lojtarët në seancën stërvitore.
Carvalho është i kërkuar nga klubet e Premierligës, përfshi West Hamin, Evertonin, Arsenali dhe Liverpooli.
Ndërkohë, Patrico është objektiv i Wolves dhe Napolit. Kurse, Dost ishte i lidhur ngushtë për një transferim në Newcastle United./IndeksOnline/