Volvo zbulon “hundën” e S60 të ri [Video]
Derisa afrohet data e 20 qershorit kur Volvo do të zbulojë një brez të ri të perlës së saj S60, ndërkohë kjo ka nisur të rrisë imagjinatën e tifozëve të këtij brendit të njohur botëror.
Disa ditë më parë Volvo tregoi detajet e “Polestar” për të dekoruar këtë sedan, dhe tani suedezët gjithashtu zbuluan “hundën”.Përveç versioneve të zakonshme që priten nga Seria 60 e këtij prodhuesi, një version hibrid i lartë do të gjendet në T8 Twin Engine, i quajtur “Polestar Engineered”.
Volvo do të paraqesë S60 në fabrikën e saj në Charleston, SHBA, fabrika e vetme që do të ndërtohet. /IndeksOnline/